Air Berlin rrëshqet jashtë pistës
Një aeroplan i kompanisë gjermane, Air Berlin, me 165 udhëtarë në bord ka rrëshqitur jashtë pistës në Dortmund, shkaku i një ngritje të dështuar.
Piloti i aeroplanit Boeing 737-800, dështoi ngritjen kur problemet teknike u zbuluan, duke shkaktuar kështu rrëshqitjen shkaku i motit të lig. Fatmirësisht asnjë udhëtar nuk u lëndua.
Një zyrtar i aeroportit në Dortmund tha se pista menjëherë është mbyllur, në mënyrë që të nxirret aeroplani.
